Brazili në fazën tjetër, Zvicrën e mposht Casemiro (VIDEO)
Brazili sulmon.
Zvicra i bën ballë me sukses..deri në min. 82 kur Casemiro shënoi golin me peshë të madhe.
Ka fitues në sfidën më të fortë të grupit H ku Selecao dhe helvetët zhvilluan një ndeshje të fortë por në fund Tite buzëqeshi.
5 herë kampionët kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën vetëm në fund duke u ngjitur në krye të gruoit H me 6 pikë dhe një biletë për fazën tjetër.
Amerikano-jugorët e gjetën fillimisht golin ne pjesën e dytë me Vinicius Jr. por ai anulua për pozicion jashtë loje. Ndeshje agresive nga ana e skuadrës së Tites që shkon 6 pikë por ndaj Koresë së Jugut i nevojitet fitorja ose barazimi për të synuar dhe vendin e parë.
Në krahun tjëtër, Zvicra e Xhakës u shfaq e fortë në mbrojtje dhe e organizuar në mesfushë por mbetet në kuotën e 3 pikëve.