Brazil, milingonat sulmojnë lojtarin që u prishi shtëpinë (Video)

Brazil, milingonat sulmojnë lojtarin që u prishi shtëpinë

Seria D e Brazilit, të zotët e shtëpisë me emrin e skuadrës Crato kundër miqve të San Paolo Crystal, ndeshje që sa për kronikë ka përfunduar 1-1. Një sfidë që nëse nuk do të ishte për një episod të veçantë, vështirë se do të kujtohej pas një muaji apo viti.

Gjithçka nisi pas rrëzimit të Ramon, lojtar i Crato-s, i cili pasi u shtri në tokë, u ngrit por i shqetësuar. Pamjet tregojnë sjelljen e tij të çuditshme, e nxitur nga sjellja agresive e qindra milingonave.

Në fakt, Ramon u rrëzua mbi shtëpinë e insekteve që reaguan në mënyrë agresive duke u futur në çorapet e lojtarit.

Shikoni pamjet;

 

 

EMISIONET