Botërori 2022, FIFA zgjeron organikat e skuadrave pjesëmarrëse

Botërori 2022, FIFA zgjeron organikat e skuadrave pjesëmarrëse

Në Botërorin 2022 jo vetëm me risi teknologjike por edhe sportive. FIFA ka vensosur të ndryshojë numrat e organikave të skuadrave duke kaluar nga 23 në 26 lojtarë për çdo ekip.

Në mënyrë qe trajnerët të kenë zgjedhje të bollshme në dispozicion, tashmë ata mund të shtojnë edhe tre elementë të tjerë në skuadër ndërsa lista paraprake zgjerohet nga 35 në 55 lojtarë. 

Ndryshime ka gjithashtu edhe ne stafin e skuadrave ku do të lejohen 11 anëtarë. Ndryshime këto që hyjnë në fuqi menjëherë.

Pas pak ditësh pritet të merret vendimi edhe për teknologjinë e pozicionit jashtë loje që u eksperimentua për herë të parë në botërorin e klubeve ndërsa numri i zëvendësimeve do të vazhdojë të mbetet 5.

EMISIONET