Bologna bën detyrën ndaj Monzës dhe lë përkohësisht poshtë Milanin!
Bologna nuk gabon ndaj skuadrës së fundit në renditjen e kampionatit dhe përgjigjet pozitivisht në garën për një vend në Evropë. Në javën e 21-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Italiano mposhti Monzën me rezultatin 3-1, duke kaluar përkohësisht Milanin dhe Fiorentinën në renditje dhe duke arritur kuotën e 33 pikëve.
Në stadiumin "Dall’Ara", pjesa e parë nisi shpejt me golin e Maldinit (4') në kundërsulm, por Castro (22') barazoi rezultatin me një gjuajtje me kokë, ndërsa Odgaard (34') përmbysi gjithçka me një goditje të shkëlqyer fluturimthi. Përmbysja përcaktoi rrjedhën e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, kuqeblutë vijuan të diktonin ritmin e lojës dhe vulosën fitoren me Orsolinin (69'). Në minutat e fundit, një goditje e fortë e De Silvestrit përfundoi në shtyllë.