Bici: Sylvinho ka notën 10 për procesin stërvitor dhe marrëdhëniet me futbollistët, uroj të na kalojë grupin në Gjermani

Ish-trajneri i Kombëtares, Vasil Bici ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News ku u diskutua për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024. Bici u shpreh se Sylvinho ka notën 10 në procesin stërvitor por edhe në marrëdhënien me futbollistët.

‘’Sjellja, administrimi dhe menaxhimi i situatave të trajnerit mbi skuadrën është një art më vete. Atë e kanë trajnerët e mëdhënj dhe të aftë.

Ka shumë trajnerë që mund të jenë shumë të aftë në procesin stërvitor por janë nula në marrëdhëniet me futbollistin.

Sylvinho i ka që të dyja në notën 10 dhe urojmë që të vazhdojë të na kalojë edhe grupin në Gjermani’’, tha ndër të tjera Bici

EMISIONET