Beti Njuma drejt kampit bazë të Everestit

Beti Njuma drejt kampit bazë të Everestit

Gazetarja e njohur, autore dhe moderator e emisionit “Ora e Betit” ka ndërmarrë një sfidë. Të ngjitet në malin e Everestit.

Sot në ditën e shtatë të ekspeditës ajo shkruan se ndodhet në fshatin Lobuche, 5030 m lartësi dhe po I afrohet kampit bazë të Everestit.

Të gjithë aventurën e saj po e tregon përmes postimeve në facebook. Dje ajo na tregonte se kishte qenë në Dingboche, në lartësinë 4700 m. Në një foto të publikuar duket në sfond mali Ama Dablam, 6812 m, një ndër majat më të bukura të Himalajave në luginën Khumbu Himal.

Në gjuhën vendase Ama Dablam do të thotë Gjerdani i Nënës.

"Për këtë foto u ngritëm që në 5 të mëngjesit se perndryshe, pas 1 ore mjegulla e dendur mbulon gjithçka" shkruan Njuma.

Beti Njuma drejt kampit bazë të Everestit
Në foto: Në Dingboche, në lartësinë 4700 m

EMISIONET