Besiktasi turpëron me 5 gola Galatasarayn në finalen e Superkupës, Muçi e ndjek ndeshjen nga stoli

Besiktasi turpëron me 5 gola Galatasarayn në finalen e

Mbrëmje magjike për Beshiktashin!

Skuadra bardhezi ka turpëruar me rezultatin 0-5, kampionët e Gallatasarait në finalen e Superkupës, në një mbrëmje që rezultoi makthi për Ikardin & CO. 

Ylii i Beshiktashit ishte Çiro Imobile, i cili debutoi me dopietë!

Golin e parë italiani e shënoi në sekondën e 21-të, ndërsa të dytin në minutën e 81-të nga pika e bardhe e penalltisë.  

Svenson, Rafa Silva dhe Hekimoglu kompletuan “manitën” për skuadrën e  Van Bronckhorst.

Titullar në këtë duel u aktivizua Milot Rashica, i cili qëndroi në fushë 86 minuta, ndërkohë që Ernest Muçi nuk u preferua asnjë minutë nga trajneri holandez, duke e ndjekur finalen e Superkupës nga stoli.

Një humbje e rëndë kjo për Gallatasarain, që nuk do të kapërdihet lehtë.  

EMISIONET