Benzema: Kishte presion të madh ndaj meje, doja të shënoja me çdo kusht

Benzema: Kishte presion të madh ndaj meje, doja të shënoja me

Autor i dy golave në supersfidën me Portugalinë, Karim Benzema foli pas barazimit spektakolar që I dha “gjelave” vendin e parë në Grup. Sulmuesi i Real Madrid foli me elozhe për skuadrën teksa u shpreh shumë i kënaqur edhe që shënoi 2 herë.

“Ishte një ndeshje e madhe kundër një skuadre të madhe. Ne e njohim Portugalinë, luajnë me shumë intensitet. Ne u përpoqëm të luanim, të krijonim raste dhe arritëm të shënonim dy gola. E dija që kishte presion ndaj meje dhe është normale, por kurrë nuk duhet të heqësh dorë, kjo është ajo që unë bëj duke u përpjekur të bëj lëvizje dhe sot më buzëqeshi fati por më e rëndësishmja është që ne arritëm të kualifikoheshim. Këto nuk janë dyshime, por unë ndiej një pritshmëri të madhe nga i gjithë vendi, gjë që është normale për mua pas pesë vitesh pritje. Kjo është ajo që duhet të bëjmë që të shkojmë deri në fund. Personalisht, kjo ndeshje më ngrohu zemrën dhe shpresoj të ketë më shumë mbrëmje si kjo.

 

Gjithashtu Benzema tha se gjëja më e rëndësishme për të dhe skuadrën është kualifikimi teksa sipas tij dëshira për të shënuar ishte e madhe.

 “Ka shumë gëzim, krenari, mendoj se të gjithë po e prisnin. Ishte ky presion i madh ndaj meje nga i gjithë vendi. Por unë jam një lojtar futbolli, unë jam një profesionist, kam nevojë edhe për atë presion. Kështu që sot ishte e bukur të shënoja dhe të arrinim kualifikimin. Te Reali, unë shënoja, por doja të shënoja edhe me Francën sepse e di që golat janë shumë të rëndësishëm në këtë një kompeticion të tillë”.

 

EMISIONET