Belgjika në kaos pas humbjes me Marokun, konfliktohen Hazard dhe Vertonghen

Belgjika në kaos pas humbjes me Marokun, konfliktohen Hazard dhe Vertonghen

Shpërthen kaosi në dhomën e zhveshjes së Belgjikës ku pas humbjes me Marokun skuadra duket se është trazuar. Një rezultat që e detyron skuadrën e Martinez për të mundur em çdo kusht Kroacinë nëse dëshiron të evitojë largimin e parakohshëm nga ky botëror.

Sipas gazetës “L’Equipe Eden Hazard dhe Vertonghen janë përfshirë në një debat pasi sulmuesi e akuzoi kolegun se mbrojtja është shumë e ngadaltë. Por sherri nuk u mbyll këtu pasi RTL zbulon gjithashtu se në mes është futur De Bruyne.

Mesfushori i Manchester City nuk shihet me sy të mirë nga shokët e skuadrës pasi gjatë ditëve të shkuara ka deklaruar se Belgjika nuk mund ta fitojë këtë botëror pasi është një skuadër e vjetër. Situatën e ka qetësuar Romelu Lukaku, i cili ndërhyri për të vendosur paqen e përkohshme.

EMISIONET