Bayerni tregon forcën ndaj Barçës, fiton 3-0 në “Camp Nou”, barazon Atalanta (Video)

Bayerni tregon forcën ndaj Barçës, fiton 3-0 në

Jo vetëm që nuk ka hakmarrje për atë humbje të turpshme 8-2 ndaj Bayern Munchen në 2020 por pëson një tjetër humbje ndaj bavarezëve. Barcelona duket larg të qenit një ekip pretendent për Champions League teksa katalanasit u mundën 2-0 nga skuadra e Nagelsmann në “Camp Nou” përpara tifozëve spanjollë.

“Macja e zezë” e spanjollëve, Thomas Muller realizoi golin e parë ndaj katalanasve në 34’ duke u bërë lojtari që shënon më shumë ndaj Barçës, plot 7 gola në 6 përballje me ta.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi Lewandowski i cili nuk mund të mungonte në një duel të tillë dhe në 56’ dyfishoi rezultatin dhe në 85’ realizoi edhe golin e tretë.

Po për Grupin E, Dinamo Kiev dhe Benfica u ndanë në një barazim pa gola.

Ndërkohë Atalanta mori një barazim me vlera 2-2 ndaj Villarreal në transfertë ku pas avantazhit të Freuler në 6’, u përmbys nga golat e Trigueros në 39’ dhe Groenveld në 65’ por Gosens në 83’ barazoi gjithçka.

Në sfidën tjetër të grupit G, Lille dhe Wolfsburg ndanë pikët në një barazim pa gola, ku ekipi gjerman u detyrua të luante pothuajse gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë.

 

 

EMISIONET