Bayerni i përgjigjet Dortmundit, “poker” në Berlin ndaj Herthas (Video)

Bayerni i përgjigjet Dortmundit, “poker” në Berlin ndaj

Me disa mungesa të rëndësishme por Bayern Munchen nuk zhgënjen ndaj Hertha Berlin. Bavarezët i përgjigjen fitores së Dortmundit me 4 gola të shënuar në transfertë ku çuditërisht nuk shënoi Robert Lewandowski.

Në pjesën e parë ishin Tolisso dhe Muller që vulosën menjëherë rezultatin me 2 gola ndërsa në të dytën ishte radha e Sane dhe Gnabry të shënonin 2 të tjerë.

Ekelenkamp realizoi në 80’ golin e nderit por në fushë Hertha nuk kishte çfarë të bënte më shumë pasi bavarezët ishin shumë më lart.

Gjithsesi kjo fitore e konfirmon në krye Bayernin dhe me 6 pikë diferencë ndaj ndjekësve të Dortmund të cilët një ditë më parë fituan 3-2 ndaj Hoffenheim./Ora News/.

EMISIONET