Bayern mbulon në "ar" Mane. Senegalezi do të përfitojë 3-fishin e Liverpool
Çfarë e bindi Sadio Mane të largohet nga Liverpool dhe të pranojë ofertën e Bayern Munich? E thjeshtë! Paga!
Sulmuesi senegalez ia bëri të qartë klubit anglez se duhej të ishte lojtari më i paguar në "Anfield" pasi krahasuar me pagat e lojtarëve të tjerë, ai ishte më i keqtrajtuari në këtë aspekt.
Ne bisedimet për rinovimin, nga 100 mije £ që përfiton aktualisht, ai kërkoi 400 mijë, pothuajse dyfishin e Salah dhe Van Dijk. Liverpool sigurisht që refuzoi ndërsa Bayerni i Mynihut e kapi në ajër mundësinë.
Kampionët e Gjermanisë do t'i japin 300 mijë në javë 30-vjeçarit për 4 vitet e ardhshme ndërsa 35 mln. do të shkojnë në arkën e Liverpool.