Bashkëshortet e yjeve të Anglisë do punësojnë ish-ushtarak për t’i mbrojtur në Gjermani
Bashkëshortet e futbollistëve të Kombëtares së Anglisë do të paguajnë rreth 100 milionë euro për të pasur roje sigurie personale gjatë Europianit që do të luhet këtë verë në Gjermani.
Sipas një artikulli të publikuar nga “The Sun”, kjo vjen pasi ato frikësohen nga mundësia e lartë e sulmeve terroriste që mund të ndodhin gjatë zhvillimit të Europianit.
Gratë e Maguire dhe Pickford kanë qenë të parat të cilat kanë marrë këtë nismë, dhe më pas janë shtuar edhe ato të Saka dhe Greqlish. Ata do të paguajnë ish-ushtarakë, që të kenë truproje sa më të specializuar rreth tyre.
Në Botërorin e shkuar, ata kanë qenë të mbrojtur nga rojet e Federatës në Katar, por kësaj here gjerat do të ndryshojnë. Sipas tyre, nëse mbrohen nga ish-ushtarakë, do të kenë mundësinë të jenë më të lirshme dhe të njëjtën kohë më të qeta, sepse rojet do të jenë të specializuar për çdo lloj rreziku.