Barcelona shkarkon Ronald Koeman

Barcelona shkarkon  Ronald Koeman

Durimi i Barcelonës merr fund. Bordi drejtues katalanes vendosi sot shkarkimin nga detyra të Ronald Koeman pas humbjes 1-0 ndaj Rayo Vallecano

Pas muajsh spekullime, sa i takon të ardhmes së tij, humbja nga Real Madridi të dielën e kombinuar dhe humbjen e sotme i dha fund çdo dileme  

Marca ka mësuar se Koeman nuk do të jetë më në krye të Barcelonës, dhe vendimi u mor shumë shpejt pas humbjes.

Rayo Vallecano kishte 19 vite pa fituar kundër Barcelonës.

Katalanasve tani u duhet të gjejnë një zëvendësues të hollandezit, sa më shpejt të jetë e mundur.

 

EMISIONET