Barcelona humbet një senator tjetër, paga e lartë largon mbrojtësin spanjoll

Barcelona humbet një senator tjetër, paga e lartë largon
Jordi Alba mbyll aventurën e gjatë dhe të suksesshme me Barcelonën. Pas Sergio Busquets katalanasit humbasin një simbol tjetër i cili ka veshur fanellën e skuadrës blaugrana për 11 vite rresht duke fituar pothuajse gjithçka të mundshme.

Titullari i krahut të majtë të mbrojtjes gjatë dekadës së fundit, kishte edhe një vit në kontratën me Barcelonën, por Alejandro Balde ka nisur të numërojë gjithmonë e më shumë minuta ndërsa klubi e kishte shumë të nevojshme të lirohej nga kontrata shumë e shtrenjtë e Alba-s për shkak të borxheve të mëdha që duhet të përballojë.

Në sezonin e fundit, Jordi Alba do të kishte përfituar 34 milionë euro bruto dhe sipas informacioneve, ai do të arkëtojë një pjesë të kësaj shume pas marrëveshjes së arritur me klubin.

EMISIONET