Barça shet edhe aksionet e kompanisë së rrjeteve sociale për të shpëtuar “fytyrën”

Barça shet edhe aksionet e kompanisë së rrjeteve sociale

Barcelona po shet gjithçka që i del përpara për të shpëtuar sezonin por ndoshta jo të ardhmen. Klubi katalanas shiti edhe 25 % të të drejtave të kompanisë “Barca Studios” që menaxhon gjithë pjesën e rrjeteve sociale.

Në këtë mënyrë Joan Laporta dhe klubi katalanas arrijnë të regjistrojnë të gjitha blerjet e reja pasi me rreth 90 milionë euro të arkëtuara justifikojnë fair-play financiar të La Ligas.

Kontrolli Ekonomik i Ligës Spanjolle po analizon të gjitha detajet dhe duhet të kthejë një përgjigje që sipas të gjitha gjasave do të jetë pozitive dhe Barcelona mund të luajë që në debutim me të gjitha blerjet e verës.

Bëhet fjalë për Robert Lewandowski, Raphinha, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Jules Kounde por edhe për Sergio Roberto e Ousmane Dembele që rinovuan kontratat.

Aksionet e “Barça Studios” u blenë nga manjati Jaume Roures që është shefi i “Media Pro”, kompani që bleu në vitin 2020 për 2.75 miliardë euro të drejtat e transmetimit të Ligue 1.

EMISIONET