Barazimi ndaj Tiranës në “Air Albania”, Martini: Teuta ishte më afër fitores, ja çfarë na mungoi për golin

Barazimi ndaj Tiranës në “Air Albania”, Martini: Teuta

Edi Martini komentoi barazimin ndaj Tiranës në “Air Albania” duke shprehur keqardhjen për mungesën e fitores për shkak mosefikasitetit në përmbylljen e aksioneve.

“Mendoj se ishim më mirë se Tirana, sidomos në pjesën e parë. Bëmë një tërheqje mbrapa dhe prej kundërshtarit, sepse Përgjoni u fut në qendër. Prengaj na prishi punë. Ne kishim ardhur sot për të fituar ndeshjen.

Je i kënaqur se luajtëm kundër Tiranës në Tiranë, më mirë kështu, sepse humbja dhemb, sidomos për gjendjen e lojtarëve. Pas ndeshjes i pashë djemtë e mërzitur sepse kishin mundësi dhe donin ta fitonin ndeshjen.

Dhe në momentet që Tirana na vendosi poshtë, gjendja e Arifit dhe Torrajt ra. Them që duhet të bënim më mirë, sidomos para portës. Si me Llocin ose Preknicën, që mund të shënonim dhe të merrnim 3 pikët.

Më vjen inat sepse në pjesën e parë kishim shumë raste ku Torrja dhe Arifi na dilnin të lirë. Më vjen keq për ato raste se ishim shumë herë në superioritet numerik.

Sidomos në pjesën e parë, na mungon pasi i fundit dhe qetësia para porte. E kuptoj dhe nervozitetin e lojtarëve në fushë.”, u shpreh tekniku shkodran.

EMISIONET