Barazim në frymën e fundit, Kukësi merr pikë në “Niko Dovana”
Në ndeshjen e javës së 26-të të Kategorisë Superiore, Erzeni krijoi iluzionin se mund të regjistronte një fitore të rëndësishme pasi kryesoi deri në minutën e 92 kur braziliani Barbosa vendosi barazpeshën për Kukësin.
Goli për skuadrën e Xhevahir Kapllanit u shënua në minutën e 25 nga Ademi. Një ndeshje shumë pozitive për shijakasit që konfirmohen ekipi surprizë i këtij sezoni edhe pse në fund mund të ishin larguar me “shportën plot” por ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 38 pikë.
Në anën tjetër, Kukesi krijoi me kapitenin Gjelbrim Taipi i cili gaboi edhe një 11-metërsh, ndërsa ky është një rezultat shumë poziziv për ambicjet e klubit verilindor që i ka dhënë fund krizës së rezultateve. Verilindorët shkojnë në kuotën 36 dhe janë në garë për një vend në Europë.