Bano: Kemi kaluar në futboll latin, Kombëtarja tani është më e pjekur dhe më racionale

Ish-futbollisti, Artan Bano në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora News’’ foli për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024. Bano u shpreh se kombëtarja ka kaluar tani në futboll latin dhe se tani kombëtarja është një kombëtare shumë e pjekur.

‘’Pak vite më përpara kemi pasur 3 trajner italianë, kemi ndryshuar mënyrën e të luajturit. Mendoj që trajneri ka futur mendësinë e tij dhe gati gati e kemi kaluar këtë pjesën e futbollit Italian.

Kemi kaluar në futboll latin tani. Mendoj që është një kombëtare shumë e pjekur dhe shumë racionale, sidomos në posedimin e topit. Ka futbollistë shumë cilësorë në fazën sulmuese. Ka një tranzicion shumë vrasës’’ tha ndër të tjera Bano.

EMISIONET