Ballsh, tifozët vendas rrëzojnë në fushë lojtarin e Vllaznisë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2023, 15:09
Rikthehen episodet e shëmtuara në stadiumet shqiptare. Gjatë ndeshjes Bylis-Vllaznia, e luajtur në stadiumin “Adush Muça”, lojtari i Vllaznisë, Smajli është goditur me një mjet të fortë që erdhi nga shkallët.
Ky është momenti kur lojtarët vendas vrapuan drejt kolegut të dëmtuar duke i ardhur në ndihmë dhe duke u kërkuar tifozëve të qetësohen. Shikoni momentin;