BALFIN NATIONAL VOLLEY 2026/ Kampionati që promovon frymën e skuadrës në kompanitë e grupit

Në Grupin Balfin besojnë se sporti, më shumë sesa konkurrencë, përfaqëson bashkëpunimin, respektin, përkushtimin dhe frymën e skuadrës.

Për të promovuar dhe nxitur këto vlera, që zënë vend në përditshmërinë profesionale, Balfin organizon prej 13 vitesh kampionatin e volejbollit mes ekipeve të kompanive pjesë të grupit, sic thotë Drejtor i Burimeve Njerëzore, Elvin Nosi.

Finalja e madhe e Balfin National Volley 2026 u zhvillua në Parkun Olimpik “Feti Borova dhe vuri përballë skuadrat e Neptun dhe Acrem, ku këta të fundit arritën të triumfojnë për herë të katërt radhazi.

Kapitenët e ekipeve të kompanive ACREM dhe Neptun International theksuan se kampionati i volejbollit përtej trofeut jetëson vlerat me të cilat ata punojnë çdo ditë si pjesë e Grupit Balfin.

Përfaqësuesi i grupit Balfin thonë se kampionati tashmë traditë do të zgjerohet.

Për  Grupin Balfin, aseti më i madh janë njerëzit.

EMISIONET