Balaj: Kombëtarja na dha përshtypjen e një kualifikimi të lehtë ndryshe nga koha jonë kur vendosej në ndeshjen e fundit
Një ndër futbollistët kryesorë të kombëtares shqiptare në kualifikimin në EURO 2016, Bekim Balaj në një intervistë në Ora News pas ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe u shpreh sot ishte ishte festë e madhe dhe se kombëtarja na dha përshtyjen se kualifikimi ishte i lehtë.
‘’Sigurisht emocione të mëdha. Edhe sot ishte festë e bukur. Mund të them që deri diku na dhanë përshtypjen se ishte kualifikim i lehtë.
Ndryshe deri diku me kohën tonë, që ishte deri në ndeshjen e fundit. Gjtihsesi emocione të mëdha tek të dyja kualifikimet’’, tha ndër të tjera Balaj.