Auron Miloti prezantohet me emocione te Vllaznia: Të marrim maksimumin nga ndeshjet e mbetura (VIDEO)

Auron Miloti prezantohet me emocione te Vllaznia: Të marrim maksimumin nga

Auron Miloti do të çojë përpara projektin e Mirel Josës pas shkarkimit të trajnerit kryeqytetas. Në konferencën e parë për shtyp si trajner i Vllaznisë, ish-lojtari shkodran thekson:

“Është një emocion i veçantë që po kontribuoj në ekipin e zemrës. Është një ndeshje e fortë si çdo sfidë tjetër. Jemi shumë të fokusuar dhe shpresoj që nesër të dalim me një rezultat pozitiv. Atmosfera do të ndryshojë por edhe entuziazmi do të jetë më i madh pasi jam munduar ta injektoj në skuadër.

Shpresoj të na mbështesin sa më shumë tifozë në ndeshjen me Bylisin. Tani futbolli është i tillë dhe unë kur isha futbollist isha i pakënaqur kur nuk luaja. Shpresoj që të gjithë të japin maksimumin dhe ta bëjnë këtë edhe në stërvitje. Kam në dospozicion 21 lojtarë dhe janë të gjithë të gatshëm për të luajtur. Derisa matematika na i lejon, ne do të japim maksimuin për të synuar titullin. Duhet të fokusohemi të ndeshja me Bylisin fillimisht”.

Auron Miloti prezantohet me emocione te Vllaznia: Të marrim maksimumin nga

Bojan Zogovic:

“Mendoj që në këtë periudhë pushimi kemi punuar shumë mirë. Trajneri dhe stafi janë të rinj por ata kanë qenë gjithmonë këtu pranë nesh. Lojtarët janë të motivuar që të gjithë , ne thjesht presim që të luajmë. Edhe ne jemi fajtorë për disa rezultate zhgënjyese që kemi pasur. Humbja e Laçit ishte shumë e vështirë për t’u gëlltitur sepse kemi luajtur keq por ky është momenti i duhur për të ndryshuar faqe.

Puna ime është që të ndihmoj ekipin dhe të jap maksimumin tim. Unë jam lojtar i Vllaznisë dhe deri në fund do të jap maksimumin e më pas do të shikojmë për të ardhmen, nuk e di. Sigurisht që titulli kampion do të ishte një arritje e madhe. Diferenca me vendin e parë nuk është e madhe dhe ka shanse që të luftojmë për kreun”.

 

EMISIONET