Audiopërgjimi, Tafaj: Veliaj gjuhë bastarde, do të mbulojë problemet e veta duke iu sulur futbollit

Audio-përgjimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, kërcënonte dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit, ka sjellë reagime të shumta.

Së fundmi specialisti në Sektorin e Edukimit në FSHF, Alban Tafaj në një intervistë për Ora News, për gazetarin Everest Dedaj është shprehur se mes punonjësve ka pasur tensione, ndërsa shton se Bashkia e Tiranës po bën një sulm të hapur ndaj FSHF.

Alban Tafaj: Ka tension mes punonjësve për atë që ka ndodhur. Është një sulm i hapur nga Bashkia e Tiranës. Është ndërhyrje e pastër e politikës në sport. Politika ndikon për keq të futbolli. Është ndërhyrje brutale e Bashkisë. Janë  njerëz që duan ta gllabërojnë futbollin, dh eta kenë të tyren. Bashkia e Tiranës është ferri dhe ajo që e ka mbytur këtë Tiranë me betonizimin. 

 

Ai tha se Bashkia do të ndërhyjë në futboll për të mbyllur problemet e tjera që e shqetësojnë.

Alban Tafaj: Bashkia do të mbulojë disa fusha duke përmendur investim në 100 fusha tjera. Bashkia e Tiranës kërkon t’I sulet futbollit për të mbyllur shumë problem të saj të cilat e shqetësojnë dira ditës.

Më tej ai tha se gjuha e përdorur nga Veliaj është bastarde

Alban Tafaj: Ne kurrë nuk kemi pasur një fjalor të tillë të dhomat e zhveshjes, është një fjalor bastard, që është i dënueshëm dhe aq më tepër kur e ai pranon vete.

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET