VIDEO/ ''Uragani'' kuqezi, tifozët shqiptarë 'pushtojnë' rrugët e Dortmundit në prag të sfidës ndaj Italisë

VIDEO/ ''Uragani'' kuqezi, tifozët shqiptarë

Mijëra shqiptarë ndodhen në Dortmund e nëpër sheshe ka nisur vallja shqiptare.

Në Dortmund sot flitet shqip, kërcehet shqip.

“O sa mirë me qenë shqiptar!”  

Vuvuzela, daullet gjëmojnë, ndërsa mbizotërojnë vetëm ngjyrat kuq e zi pasi të gjithë mbajnë në krahë flamurin kuq e zi.

Kuqezinjtë zbresin sot në mbrëmje në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund me ëndërrën për të bërë histori në Euro 2024, në ndeshjen e parë kundër Italisë fqinje.

EMISIONET