Atletico Madrid dhe Barcelona gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin e Grizmann

Atletico Madrid dhe Barcelona gjejnë gjuhën e përbashkët

Antoine Griezmann nuk do të jetë më i “burgosur” në klubin e Atletico Madrid. Gjatë dy sezoneve të fundit që ai është në huazim nga Barcelona, klauzola parashikon shitjen e tij për 40 milionë euro te madrilenët nëse luan 50 % të ndeshjeve por kjo pikë e kontratës e ka detyruar trajnerin Simeone ta aktivizojë përherë e më pak pasi “Los Colchoneros” nuk dëshironin të shopenzonin një shumë të tillë.

Gjithsesi, Atletico Madrid dhe Barcelona duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar të sulmuesit 32-vjeçar pasi katalanët kanë bërë një ulje të ndjeshme duke kërkuar vetëm 20 milionë për kartonin e sulmuesit francez, çka do të thotë se Cholo Simeone mund ta hedhë në fushë për më shumë minuta.

Një zgjidhje që i kënaq të gjitha palët pasi madrilenët përfitojnë uljen e dëshiruar ndërsa Barcelona arkëton të paktën 20 milionë. Në 8 ndeshje këtë sezon Griezmann ka luajtur 2 si titullar, ato kundër Realit dhe ndaj Club Brugge, ndërsa në pjesën tjetër ai ka hyrë në fushë pas minutës së 60.

EMISIONET