Asllani-Inter, dashuri me shikim të parë. Mesfushori rrezikon hierarkitë e Inzaghit

Asllani-Inter, dashuri me shikim të parë. Mesfushori rrezikon

Nuk luan vetëm përpara mbrojtjes por edhe i avancuar dhe në krah të mesfushës, çka do të thotë se Kristjan Asllani mund të mbulojë shumë pozicione në këtë repart.

Trajneri Simone Inzaghi e ka testuar 19-vjeçarin shqiptar në pozicione të ndryshme gjatë seancave stërvitore dhe siç raporton “Gazzetta Dello Sport”, talenti me origjinë nga Elbasani, konsiderohet alternativa e parë për mesfushën në rast se Barella, Brozovic apo Calhanoglu do të kenë nevojë për pushim.

Gazeta milaneze nënvizon gjithashtu se Asllani e ka kaluar në hierarkinë e preferencave të trajnerit rivalin armen Henrikh Mkhitaryan.

“Edhe pse vetëm 19-vjeç ka treguar se mund të jetë më shumë se një altenativë në formacionin e Interit. Do të luajë në regji dhe si mesfushor krahu por edhe si trekuartist, pozicion i ri ky që Inzaghi kërkon t’ia imponojë. Është një dashuri me shikim të parë”, shkruan e përditshmja prestigjoze italiane.

EMISIONET