Askush si Shaqiri, rekord botëror për sulmuesin shqiptar

Askush si Shaqiri, rekord botëror për sulmuesin shqiptar

Xherdan Shaqiri ishte autor i një goli shumë të bukur në ndeshjen mes Skocisë dhe Zvicrës.

Sulmuesi me origjinë shqiptare i dha një pikë përfaqësueses helvede, duke i rritur mundësitë e kualifikimit për në fazën tjetër të Euro 2024.

Megjithatë, realizimi i minutës së 26 ishte tepër i veçantë për sulmuesin.

Por, me golin e shënuar, 32-vjeçari bëhet i pari lojtar në historinë e futbollit që arrin të shënojë në 6 turne të mëdhenj radhazi.

Shaqiri ka shënuar në Kupën e Botës 2014, në Euro 2016, në Botërorin e 2018, në Euro 2020, në Kupën e Botës 2022 si dhe në eventin aktual.

Një rekord i pabesueshëm për Shaqirin, që pasi ka arritur që në 10 vitet e fundit të lërë gjurmë gjithnjë me përfaqësuesen e Zvicrës në finalet e eventeve madhore.

Shaqiri është një nga lojtarët më të rëndësishme të skuadrës helvete, teksa numëron 123 ndeshje dhe 31 gola.

EMISIONET