Askush si Real Madridi. Perez me një dorë merr 400 mln Euro për stadiumin e ri

Askush si Real Madridi. Perez me një dorë merr 400 mln Euro për

Një gjë është e sigurtë, stadium si ai i Real Madrid në vitet e ardhshme nuk do të ketë shumë në botën e futbollit. Rikonstruksioni i impiantit legjendar “Santiago Bernabeu” do të sjellë të ardhura të mëdha për klubin dhe për Florentino Perez i cili ka një menaxhim të shkëlqyer dhe që tani pa mbaruar plotësisht ka marrë një dorë të mirë parash.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez ka arritur një marrëveshje për shfrytëzimin komercial të Santiago Bernabeut të ri me kompaninë amerikane Legends, e cila është e specializuar në marketingun e objekteve sportive prej 25 vitesh.

Më konkretisht, Reali do të ketë fitime të garantuara në 25 vitet e ardhshme, mund të shkojnë më shumë se 1 miliardë euro por Perez ka vendosur të shesë 20% të tyre menjëherë duke marrë me një dorë afro 400 mln Euro.

 

Qëllimi i Florentino Pérez është të shohë rritjen e vlerës së klubit në afat të shkurtër për t'i bërë ballë kërcënimit të rivalëve si Manchester City, Man. United e PSG sidhe emra të tjerë të mëdhenj evropianë. Ideja është që të rrisë vlerën e klubit nga 6 deri në 8 milirdë euro deri në fund të vitit 2025, kur i skadon dhe  mandate I tij aktual, me Bernabeun e ri si një nga motorët e mëdhenj të rritjes./Ora News/.

EMISIONET