Arsyeja e trishtuar, pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin në fanelën e tij…
Arsyeja e vërtetë pse kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, nuk e vendos mbiemrin në fanelën e tij është zbuluar dhe është vërtet prekëse. Të mërkurën në mbrëmje, Arne Slot u përball në një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit të tij të parë si trajner i Liverpoolit, teksa luan ndaj Everton-it në derbin e Merseyside.
Para ndeshjes, disa nga lojtarët më me përvojë të Liverpoolit, me siguri do ta kenë përgatitur trajnerin e ri për atmosferën armiqësore që e pret në “Goodison Park”. Dhe ndoshta nuk kishte njeri më të përshtatshëm në klub për t’I treguar Slotit rreth derbit, sesa bashkëkombësi dhe kapiteni i ekipit, Van Dijk.
Duke qenë pjesë e Liverpoolit për shtatë vjet, Van Dijk është një nga lojtarët me më shumë kohë në skuadrën e Slotit, me mbi 300 ndeshje për “The Reds”.
Një gjë që u ka rënë në sy tifozëve gjatë gjithë kësaj kohe është vendimi i holandezit për të vendosur emrin e tij të parë në fanelë, në vend të mbiemrit, siç bëjnë zakonisht futbollistët. Por një anëtar i afërt i familjes së tij ka zbuluar se arsyeja që Van Dijk nuk përdor mbiemrin ka me marrëdhënien e tij me babanë.
Duke folur për The Sun në vitin 2018, xhaxhai i tij, Steven Fo Sieeuw, tha: “Babai i tij u nda nga nëna dhe tre fëmijët, përfshirë Virgilin. E vërteta është se babai i tij nuk ishte i pranishëm për shumë vite të rëndësishme, dhe nëna e tij është heroina e vërtetë e kësaj historie. Ai e ka hequr mbiemrin e babait nga fanela dhe Virgil e ka shpjeguar shumë qartë se si ndihet”, tha ai.
Edhe pse arsyeja për largimin e mbiemrit është e trishtueshme, kjo nuk e ka ndikuar në performancën e tij në fushë, pasi ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer me Liverpoolin. Në shtatë vitet e tij në Anfield, Van Dijk ka fituar tetë trofe, përfshirë Premier League dhe Champions League.
Gjatë kësaj periudhe, 33-vjeçari ka fituar gjithashtu disa çmime individuale, përfshirë UEFA Best Player in Europe në vitin 2019.