Arsenal nuk zhgënjen në debutim, Arteta fiton derbin e Londrës (Video)

Arsenal nuk zhgënjen në debutim, Arteta fiton derbin e Londrës

Arsenal me një stof tjetër duket ky i sezonit të ri. Michel Arteta duket se ka ndërtuar më në fund një grup konkurrues që mund ta fusë edhe ekipin e “Topçinjve” në hartën e futbollit të rëndësishëm të Premier League.

Ndeshje perfekte nga bardhekuqtë në derbin londinez kundër Crystal Palace në “Selhurst Park” ku ekipi i Artetas shënoi nga një gol në çdo pjesë për ta startuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të Premier League.

Martinelli dhe një autogol i Guehit vendosën 90 minutëshin ku notat e vetme të stonuara të mbrëmjes londineze janë Gabriel Jesus dhe Martin Odegard që nuk lanë gjurmë në këtë përballje për Arsenalin. Në krahun tjetër, skuadra e Patrick Viera tregoi se ky mund të jetë një sezon i vështirë për ekipin e Crystal Palace që nuk mundi të bënte më shumë në mbrëmjen e parë të Premier League.

Sezoni i ri merr rrugë zyrtarisht ndërsa Anglia hap një tjetër fushatë spektakolare ku skuadrat në garë për të gjitha frontet janë shumë.

EMISIONET