Arsenal hedh në erë sezonin, humbet në Newcastle dhe lejon Tottenham të “prekë” Champions-in (Video)

Arsenal hedh në erë sezonin, humbet në Newcastle dhe lejon

Arsenali shkatërron një sezon të tërë në një ndeshje të vetme. Pas humbjes së rëndë në derbin me Tottenham, këtë të hënë, skuadra e Arteta-s humbi përfundimisht edhe vendin e katërt, pasi u thye 2-0 nga Newcastle.

Premier League konfirmohet kampionati më i luftuar në planet edhe për faktin se skuadra si Newcastle pa asnjë objektiv arrijnë të prishin planet e skuadrave të tjera ende në garë dhe e tillë është edhe ndeshja e “St. James Park” ku “Qymirxhinjtë” zbritën për herë të fundit si inferiorë në fushë pasi duke nisur që prej sezonit të ardhshëm, skuadra do të marrë një fytyrë tjetër.

Me këtë humbje, Arsenal zbret në vendin  e pestë me dy pikë më pak se Tottenham që javën e fundit viziton Norwich ku duhet të fitojë nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe Arsenal kundër Everton në “Fly Emirates”.

EMISIONET