Arrestohet kampioni i boksit Oleksandr Usyk, ndërhyn Zelenskyy

Arrestohet kampioni i boksit Oleksandr Usyk, ndërhyn Zelenskyy

Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq në rrjetet sociale.

Sipas mediave, Usyk planifikoi të fluturonte për në Valencia (Spanjë) ku dëshiron të përgatitet për revanshin kundër Tyson Fury (36) në Riad më 21 dhjetor (Arabia Saudite). Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon Usikun duke u larguar me pranga nga oficerët e policisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërhyri menjëherë në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efektive”, shkroi Usyk në Twitter, por nuk zbuloi pse u arrestua.

EMISIONET