Armando Cungu: Laçi po futet në shina, Vllaznia ka ecuri perfekte për titull
Në “Ora Sport” trajneri Armando Cungu u shpreh se ky është një moment i mirë për Laçin dhe duhet mbajtur ky ritëm.
Cungu: Do të jetë luftë shumë e fortë deri në fund të kampionatit. Vllaznia është emër i madh i futbollit shqiptar dhe nuk është e lehtë të luash kundër tyre, por kemi pasur lojë në rritje. Besimi tek ekipi është rritur dhe donim të merrnim diçka në transfertë. E lamë një gjurmë të mirë në Shkodër.
Ky është një moment i mirë për Laçin dhe duhet mbajtur ky ritëm. Kemi pasur një ngërç psikologjik pas shumë barazimesh dhe nuk po vinte fitorja. Kemi lojtar të rinj dhe duhet që gradualisht të rriten.