Armando Broja merr pjesë në ndeshjet e kontrollit, afrohet debutimi me Evertonin

Armando Broja merr pjesë në ndeshjet e kontrollit, afrohet debutimi me

Armando Broja do të jetë armë plus për trajnerin e Eveërtonit, Sean Dyche, për ndeshjen e ardhshme në Premier League, përballë Brendtfordit, në “Goodison Park”.

Sulmuesi shqiptar, i huazuar nga Chelsea te skuadra e qytetit të Liverpoolit, duket se i ka lënë pas problemet fizike e tashmë mund të jetë alternativë për të zbritur në fushë në ndeshjet zyrtare.

Broja prej ditësh është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, madje këtë të enjte është përfshirë edhe në ndeshjet e kontrollit.

Broja nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje në këtë sezon për arsye dëmtimi.

Stafi i Evertonit po i jep kohën e mjaftueshme për të hedhur pas krahëve një herë e mirë problemet fizike.

Broja nuk ka mundur të japë kontribut as për Shqipërinë në asnjë ndeshje të Nations League këtë vit.

EMISIONET