Armand Duka nuk e pranon që në Kombëtare ka “humor të prishur” por pohon mungesën e liderit
Presidenti i FSHF, Armand Duka foli në “RTV Ora” për të shkuarën dhe të ardhmen e ekipit kombëtar.
Ekipi Kombëtar ka harmoninë e duhur?
Absolutisht po. Kur ka humbje apo mosarritje rezultatësh fillojnë këto zërat. Padyshim që ka edhe konkurrencë dhe këto janë gjëra të pashmangshme. Për ta kuptuar shiko pankinën kur ekipi shënon.
Ke pasur një marrëdhënie të veçantë me Rejën. A do të dëshiroje ta konfirmoje prapë?
Dua të shikoj vetëm përpara. Kam gabuar në rastin Panucci por nuk mund të them që jam penduar. Kur e emëruam bëmë një lloj vlerësimi me pikë me të gjithë stafin e trajnerëve të ekipeve kombëtare. Ka pasur edhe disa emra të tjerë si Magath. Sylvinho ka 10 vjet që drejton si trajner. Nëse do të ketë energji pozitive, atëherë ekipi do të shkojë në Euro 2024. Unë pres që trajneri të bëjë maksimumin për të ndihmuar skuadrën.
Të mbushi mendjen ndonjë shqiptar?
Padyshim që i kemi diskutuar disa emra por nuk morëm një vendim në favor të një emri shqiptar.
Ka mangësi skuadra jonë?
Na duhet një lider në fushën e blertë. Loriku e bënte shumë mirë atë gjë, ishte i lindur për ta bërë një gjë të tillë. Përpiqen ta bëjnë edhe Berisha apo Hysaj por nuk ia kanë dalë mbanë.