Arbitër pa eksperiencë për ndeshjen jetike të Partizanit në Gjeorgji

Arbitër pa eksperiencë për ndeshjen jetike të Partizanit

Finlandez që ndeshjen e parë të rëndësishme do ta drejtojë pikërisht në transfertën e Partizanit në Gjeorgji. UEFA ka publikuar emrin e njeriut që do të arbitrojë ndeshjen Saburtalo-Partizani, e vlefshme për raundin e parë të Conference League që do të luhet në datën 7 korrik në stadiumin e Tbilisit "Tengiz Burjanadze".

Bëhet fjalë për një nga stemat më të reja të FIFA-s, 30-vjeçarin Mohammed Al-Emara, i cili numërn mesatarisht 5 kartonë të verdhë për ndeshje në kampionatin vendas.

Në këtë sfidë, ai do të asistohet nga Mikko Alakare dhe Turkka Joonas Valjakka. Aktualisht, Partizani ndodhet në fazë përgatitore në Slloveni ku ditën e dielë zhvilloi miqësoren kundër vendasve të Muras të fituar me rezultatin 2-1. Ndeshja e kthimit të UEFA Conference League do të luhet në datën 14 korrik në “Elbasan Arena”.

EMISIONET