Anthony në mosmarrëveshje ligjore me Ajaxin, kërkon t’i kthej gjobat… pas 2.5 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 17:02
Anthony ka qenë jashtë Ajax-it që nga vera e vitit 2022, megjithatë 2.5 vjet më vonë ai ka ende çështje ligjore në pritje me klubin holandez.
Anësori brazilian i Manchester United po kundërshton Komisionin e Disiplinës të Federatës Holandeze të Futbollit për gjobat që iu dhanë në javën e tij të fundit, pak para se të nisej për në Angli, sipas mediave holandeze.
Seanca u zhvillua një javë më parë, ndërsa vendimi i gjykatës pritet brenda muajit të ardhshëm.