Anthony Joshua dominon Franklin dhe kërkon “kokën” e Tyson Fury (VIDEO)
Anthony Joshua rikthehet me një fitore pas dy humbjeve kundër Usyk dhe tashmë kërkon revansh por me bashkëkombasin Tyson Fury. Nga ringu i “O2 Arena”, ish-kampioni i peshave të rënda mundi rivalin Jermaine Franklin të cilin e kaloi me vendim të gjyqtarëve 118-111, 117-111, 117-111 por diferencën Joshua e bëri në tre raunde, të dytin, të katërtin dhe të dhjetin.
Edhe pse kundërshtari arriti të rezistonte, Joshua tregoi se ishte superior dhe në formë fantastike duke theksuar se fund se do të kërkojë që të rikthehet në majën e botës me një gjerdan që momentalisht e mban Fury, WBC.
“E di se çfarë duan tifozët, ata duan Tyson Fury. Topi është në fushën e lojës dhe unë do të isha i nderuar që të ndeshesha me kampionin e botës në WBC. Nëse po më dëgjon, ai e njeh promotorin tim. Duhet të flasim më parë por duhet të nxitojmë sepse nuk jemi më shumë të rinj”.
Një duel mes Joshua dhe Fury mund të thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë, ndërsa do të ishte derbi më i zjarrtë i Britanisë së Madhe në arenën e boksit profesionist.