Angli-Senegal dhe Holandë-SHBA në 1/8. Amerikanët leksion Iranit, “Tre Luanët” nuk zhgënjejnë (VIDEO)

Angli-Senegal dhe Holandë-SHBA në 1/8. Amerikanët leksion Iranit,

Angli-Senegal dhe Holandë-SHBA, këto janë dy përballjet e fazës së 1/8 në Kupën e Botës pasi në Doha u caktuan fituesit e grupit B që janë Anglia në vendin e parë pas suksesit 3-0 me Uellsin dhe SHBA që kaloi 1-0 Iranin në një duel shumë të nxehtë edhe me nuanca politike të luajtur në “Al Thumama”.

Është pikërisht Cristian Pulisic që vendosi ndeshjen më të luftuar të mbrëmjes. Kapiteni amerikan shënoi një gol në pjesën e parë duke e ngjitur kështu SHBA-në në kurriz të Iranin që zbret në vendin e tretë me po kaq pikë, 1 më pak se amerikanët të cilët vuajtën jo pak në pjesën e dytë duke u bërë ballë me vështirësi sulmeve të skuadrës së Carlos Queiroz. Holandë-SHBA do të luhet në datën 3 dhjetor në “Khalifa International Stadium” në oren 16:00.

Në stadiumin “Ar Rayyan, Anglia shkatërroi 3-0 në derbin britanik, Uellsin. Nuk u përsërist sërish historia e Euro 2016 pasi me dy gola të Marcus Rashford dhe rrjetën e Foden, skuadra e Gareth Southgate u zgjua nga gjumi në pjesën e dytë për të hipotekuar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Gareth Bale dhe shokët e tij duhet të bëjnë gati valixhet për të shijuar pushimet. Angli-Senegal do të luhet në datën 4 dhjetor në stadiumin “Al Bayt” në orën 20:00.

EMISIONET