Angli, “i frikshmi” Mendy i trembej Guardiola-s ndërsa dhunoi tre femra njëkohësisht

Angli, “i frikshmi” Mendy i trembej Guardiola-s ndërsa dhunoi

Në Angli nuk tërheq vëmendjen vetëm futbolli i luajtur por edhe proceset gjyqësore që lidhin emra të rëndësishëm me bankën e të akuzuarve.

Në kulmin e dëshmive kundër Ryan Giggs, dhjetra km. më larg po zhvillohet një tjetër gjyq, ai ndaj mbrojtësit të Man. City, Benjamin Mendy, i akuzuar për dhunë gjatë periudhës 2018-2021 nga të paktën 7 femra.

Dëshmia e radhës lidhet me dhunën e ushtruar nga francezi ndaj tre femrave njëkohësisht në pishinën që ndodhet në vilën e tij të izoluar.

Mbrojtësi është cilësuar si gjahtar seksual që tregoi mungesë ndjeshmërie dhe indiferencë ndaj viktimave të tij.

Sipas “Times”, ai akuzohet se i ka mbyllur viktimat në “dhomën e panikut” të vilës së pozicionuar në Mottram St Andreë ndërsa pasi u ka marrë telefonat, u ka fshitë të gjitha fotot pasi nk dëshironte që Pep Guardiola të mësonte për festat e gjata.

 

EMISIONET