"Mos vrapo kot", Gentjan Alinani: Sylvinho i tërhoqi vëmendjen Asllanit

Gazetari, Gentjan Alinani ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News ku u diskutua për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024. Alinani u shpreh se gjatë ndeshjes me Moldavinë, Sylviho i tërhoqi vëmendjen Asllanit duke i thënë mos vrapo kot.

‘’Vura re një detaj që Sylvinho i tërhoqi vëmendjen Kristjan Asllanit. Ishte një moment që po vraponte shumë në mesfushë. Edhe Sylvinho i tha mos vrapo kot.

Kjo sepse topi po qarkullontë në mbrojtje. Ideja për të menaxhuar energjitë’’, tha ndër të tjera Alinani.

EMISIONET