Alen Sherri: Pas Interit kam kontakte nga Italia, do të doja të isha në Francë me kombëtaren!
Alen Sherri ka impresionuar në këtë sezon me paraqitjet e tij në fushën e blertë.
Portieri i Egnatias ka treguar karrierën e tij në një intervistë të veçantë për emisionin “Ora Sport”.
Grumbullimi në kombëtare ishte një ndjesi unike për 25-vjeçarin, që do të dëshironte të ishte pjesë edhe e ekipit që do të shkoj në “Gjermani 2024”.
Pas performancës së shkëlqyer me Interin në miqësoren e zhvilluar në gusht, Sherri pranoi se ka pasur disa kontakte nga Italia.
Sa i përket Egnatias, Sherri u shpreh se janë në rrugën e duhur dhe objektivi është titulli kampion.