Akuza të forta nga Ukrainë për një penallti të padhënë ndaj Italisë: U plotësua dëshira e ...

Akuza të forta nga Ukrainë për një penallti të

Akuza të forta nga media ukrainase pas dështimit të përfaqësueses së këtij vendi për të mposhtur Italinë në ndeshjen e raundit të fundit në grup. Polemikat janë ndezur për një 11-metërsh të supozuar të padhënë në fundin e sfidës pas një ndërhyrjeje ndaj Mudryk.

Në “Sport.ua”, një prej gazetave kryesore sportive të vendit, lexohet një paragraf që u referohet fjalëve të Aleksandr Ceferin, i cili në tetor e kishte cilësuar Italinë si “shumë të rëndësishme” për të mos u kualifikuar në Euro 2024.

“Kishte një reagim për një penallti pas rrëzimit të Mudryk, por arbitri nuk reagoi. Madje nuk u shqetësua fare për të parë pamjet në sistemin VAR. Në fund ëndrra e Ceferinit u bë realitet: Italia u kualifikua në Kampionatin Evropian falë barazimit 0-0”, lexohet në artikull.

EMISIONET