Adriano mbështet Biles pas depresionit: E di çfarë po kalon, e kam vuajtur edhe unë

Adriano mbështet Biles pas depresionit: E di çfarë po kalon, e

Gjimnastja më e mirë amerikane, talentja Simon Biles i habiti të gjithë kur zbuloi se shkaku i tërheqjes nga garimi në mes të Lojërave Olimpike ishte për shkak të depresionit dhe stresit. Ajo zbuloi se ka probleme psikologjike dhe se i duhet të punojë shumë në këtë aspekt për shkak të pritshmërive dhe objektivave për të fituar me patjetër medalje të arta në Olimpiadë.

24-vjeçarja nuk është as e para dhe as e fundit që përjeton një situate te tillë, sportistë që arrijnë majën dhe më pas për shkak të depresionit bien viktimë e vetvetes ose humbasin nga bota e sportit.

Rasti më i ngjashëm por me më shumë pasoja është ai i Adrianos, një nga lojtarët më të forte dhe më të talentuar që ka njohur bota e futbollit por ai pas moshës 25-vjeçar humbi në depression dhe nuk arriti të lërë më gjurmë pasi alkooli dhe droga nuk e linin të qetë. Është vet lojtari Brazilian ai që ka dalë mbështetje të gjimnastes amerikane duke e mbështetur hapur e duke kujtuar edhe rastin e tij. Adriano i jep një mesazh të forte amerikanes dhe kritikon tifozët për sjelljen e tyre.

“Unë e di ekzaktësisht se çfarë po ndodh me ty dhe nuk i lejoj njerëzit t'ju kryqëzojnë. Jini e lumtur dhe kujdesuni për kokën tuaj! Edhe unë i kam kaluar këto momente dhe deri më tani nuk kam pasur asnjë përgjigje. Zoti i faltë këta njerëz të këqij”, ishte mesazhi i një prej futbollistëve më të mirë që ka patur ky sport që në fakt i dha shumë dhe në fund nuk e shpëtoi.

Adriano ishte një nga sulmuesit më të mirë në vitet 2004-2009, ishte bomber i Interit dhe i Brazilit por vdekja e të atit i shkaktoi një dramë të forte dhe lojtari ra në depression që nuk e linte të luante më si më parë teksa iu fut edhe botës së alkoolit dhe të drogës.

 

EMISIONET