Abramovich bëhet shtetas i BE-së me “stil” dhe njeriu më i pasur i vendit

Abramovich bëhet shtetas i BE-së me “stil” dhe njeriu

Duke qenë rus dhe për shkak të politikave jo shumë të hapura ndaj këtij vendi, Roman Abramovich nuk mund të merrte pasaportë në Britaninë e Madhe. Një nga njerëzit më të pasur në Europë dhe në botë, manjati rus dhe presidenti i Chelsea-t, ka gjetur mënyrën dhe “rrengun” për të marrë një pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian.

 

Në një njoftim surprizë, mësohet se Roman Abramovich është bërë shtetas i Portugalisë pasi ka siguruar pasaportën e ndërkohë automatikisht është bërë dhe njeriu më i pasur i Portugalisë.

 

Por si arriti ta merrte një pasaportë të tillë?

Siç zbulohet, Abramovich ka përfituar nga një ligj special në Portugali që ekziston nga 2015-ta, dhe që ky vend i ofron pasaportë dhe shtetësi pasardhësve të hebrenjve të dëbuar nga gadishulli iberik gjatë inkuizicionit.

 

"Abramovich ka përfituar pasi ka treguar se është pasardhës i hebrenjve sephardic portugez përmes një certifikate të lëshuar nga komuniteti hebre portugez”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme portugeze.

Tashmë Abramovich është bërë njeriu më i pasur i Portugalisë dhe me pasaportën si shtatas i BE nuk do të ketë probleme të futet në Britani pasi që nga viti 2018 atij i refuzohej viza.

 

Kjo lëvizje do ta ndihmojë Abramovich të vijojë me planin e madh për të rikostruktuar “Stamford Bridge” dhe që do të kushtojë 500 mln Paund./Ora News/.

EMISIONET