ABAZAJ IKËN NGA TURQIA! Sulmuesi elbasanas bëhet pjesë e Shkëndijës në Maqedoninë e Veriut

Përfundon sfida e Kristal Abazajt në Turqi. Sulmuesi nga Elbasani tashmë do të jetë pjesë e ekipit të shkëndijës në Maqedoninë e veriut e cila e ka marrë si karton të lirë

ABAZAJ IKËN NGA TURQIA! Sulmuesi elbasanas bëhet pjesë e

Kristal Abazaj doli si lojtar i lirë para dy ditësh pasi i përfundoi kontrata me skuadrën Turke Keçiörengücü.

Nga situata ka përfituar shkëndija e cila e ka përfituar kartonin e tij të litë, duke e bërë pjesë të ekipit në Maqedoninë e Veriut e cila në këtë mënyrë është përforcuar në sulm.

Elbasanasi luan në të dy krahët e sulmit,dhe shihet si një freskim për këtë repart, duke ndihmuar Besart Ibraimin dhe Fiton Ademin, që deri më tani kanë rezultuar si sulmuesit kryesor tëkuqezinjeve nga Tetova.

Shkendija aktualisht ndodhet ne vendin e dyte ne kampionat, me 37 pike duke qëndruar në garën për të fituar titullin.

 Vitin e fundit 28-vjeçari u angazhua në 13 ndeshje dhe duke shënuar një gol.

Më herët ka luajtur në Belgjikë me Anderlehtin dhe në Kroaci me Osijekun, ndërkohë në futbollin shqiptar u angazhua me Elbasanin, Luftëtarin, Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën duke u bërë edhe pjesë e kombëtares së shqiptare në ndeshje miqësore.

Ai në Superligën shqiptare numëron gjithsej 150 ndeshje dhe 39 gola në Superligën turke sfidën e nisi në vitin 2022 me Istanbulspor, por që duket se tashmë nuk ka mundur të rezistojë atje.

EMISIONET