9 vite burg kampiones olimpike amerikane. Rusia dënon Brittney Griner për trafik droge

9 vite burg kampiones olimpike amerikane. Rusia dënon Brittney Griner

Mund të kthehet në një përlasje të madhe dimplomatike çështja e basketbollistes amerikane Brittney Griner e cila është arrestuar në Rusi me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe sot mësoi dënimin.

Pasi prokurori lexoi pretencën që ishte 9 vite, gjykata vendosi burgimin e saj për këtë afat duke u dhënë një shuplakë të vërtetë përpjekjeve të diplomatëve amerikanë për ta rikthyer në shtëpi basketbollisten 31-vjeçare e ndaluar në muajin shkurt në aeroportin e Moskës pasi sipas autoriteteve, iu gjetën në çantë përbërës të vajit të kanabisit.

Dy herë kampionia olimpike me SHBA-në, konsiderohet si një nga basketbollistet më të mira të planetit dhe ajo po largohej nga Moska menjëherë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Përpara vendimit të gjykatës, ajo kërkoi që çështja e saj të mos përzihej me konliktin mes SHBA dhe Rusisë.

EMISIONET