9-shi kuqezi në “Euro 2024”, gazetari: Dy janë emrat favoritë
Rivaliteti i madh në sulmin e kombëtares shqiptare është tema e momentit në emisionin Elite Show në Supersport.
Komentatori Ylli Aga analizoi situatën në ofensivën e kuqezinjve, sidomos për rolin e qendërsulmuesit.
Ai deklaroi se emrat favoritë për momentin janë Cikalleshi dhe Manaj, duke lënë jashtë Armando Brojën për shkak të mungesës së minutave në fushë përgjatë sezonit me Chelsean dhe tashmë me Fulham.
“Zgjedhjet e Sylvinhos do të kenë kontestime, sido që të zgjedhë. Siç patën zgjedhjet e De Biasit në 2016.
Nëse do bëjmë një zgjedhje, sonte në avantazh janë Cikalleshi dhe Manaj, sepse janë në kampionat. Po luajnë, Broja nuk po luan.
Muçi dhe Bajrami luajnë në pozicionin e numrit 10. Ata janë pa konkurrencë. Besoj se edhe te Uzuni nuk kemi probleme.
Broja? Të luajë, të bëjë gola. Nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje, vetëm 5 minuta. Ka shkuar te Fulhami për të bërë mirë.
Lojtarët duhet t’i japin përgjigje trajnerit, por do të jenë zgjedhje të vështira. Por kështu problemesh paçim“.