1800 kuaj/fuqi, kjo është makina “monstër” e Michael Jordan
Michael Jordan nuk ka pasion vetëm sportin e koshit por edhe atë të garave të shpejtësisë.
“Më i madhi i të gjitha kohërave” është i fiksuar pas makinave të fuqishme dhe këtë e vërteton fakti se ai është pronar i një prej 30 ekzemplarëve Hennessey Venom F5 Roadster që konsiderohet edhe si makina më e shpejtë në planet.
Kjo makinë është në gjendje të arrijë 483 km/h falë motorit V8 biturbo “Fury” 1800 kuaj/fuqi. Telajo e gjitha në fibër karboni, ndërsa makina peshon vetëm 1405 kg. Kjo makinë është fotokopjuar vetëm 30 herë, 6 më shumë se motra paraardhëse Coupe dhe kushton rreth 3 milionë dollarë.